Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa ndaj dy drejtuesve të automjeteve, të cilët u identifikuan duke zhvilluar gara shpejtësie në rrugët e Prishtinës.
Pas identifikimit, secili prej tyre u gjobit me 500 euro, iu ndalua drejtimi i automjetit për 12 muaj dhe iu shqiptuan 5 pikë negative, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shmangin veprimet që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.




