Ushtarët e ekipit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak (CIMIC) të KFOR-it kanë dorëzuar një Dhomë Familjare të pajisur në Stacionin Policor të Kosovës në Pejë.
Sipas KFOR-it, hapësira është krijuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe ofron një ambient të sigurt, privat dhe të përshtatshëm për viktimat e dhunës në familje, të cilat mund të bisedojnë me zyrtarët policorë në kushte më të mira dhe me më shumë besim.
KFOR thekson se kjo nismë është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të mbështetur institucionet lokale dhe për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët vendorë.




