Zinku është një mineral thelbësor për funksionimin normal të organizmit dhe luan rol të rëndësishëm në forcimin e imunitetit, shëndetin e lëkurës, shërimin e plagëve dhe funksionimin e trurit.
Mungesa e zinkut mund të shfaqet përmes disa simptomave, si rënia e flokëve, dobësimi i imunitetit, mungesa e oreksit, probleme me lëkurën, ftohje të shpeshta dhe vështirësi në përqendrim.
Ky mineral ndihmon në aktivizimin e qelizave mbrojtëse të trupit, në rregullimin e hormoneve dhe në mirëmbajtjen e shëndetit të muskujve, kockave, syve dhe organeve të tjera.
Meqë organizmi nuk e prodhon vetë zinkun, ai duhet të merret përmes ushqimit. Burime të mira të tij janë mishi, vezët, produktet e qumështit, arrat, farat e kungullit, farat e susamit, fasulet, spinaqi dhe disa fruta e perime.
Ekspertët këshillojnë që suplementet e zinkut të përdoren vetëm me këshillën e mjekut, pasi marrja e tepërt mund të shkaktojë probleme shëndetësore.




