Kosova ka rritur ndjeshëm importin e energjisë elektrike gjatë muajit maj 2026, ndërsa prodhimi nga termocentralet ka shënuar rënie të madhe, sipas të dhënave të ASK-së.
Importi arriti në 422.31 GWh, duke u rritur për 41.29 për qind krahasuar me majin e vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, prodhimi nga termocentralet ra në 178.48 GWh, ose 45.40 për qind më pak.
Rritje pati prodhimi nga hidrocentralet dhe burimet e ripërtëritshme, por jo mjaftueshëm për të kompensuar rënien e termocentraleve.
Konsumi i energjisë elektrike në maj u rrit për 8.88 për qind, duke arritur në 398.66 GWh, ndërsa prodhimi i thëngjillit shënoi rënie prej 37.25 për qind.




