Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Burim Ramadani, ka akuzuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për keqpërdorim të mundshëm të buxhetit publik lidhur me kontratat për rinovimin e kulmit të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).
Ramadani ka pretenduar se gjatë vitit 2025 janë bërë rritje të konsiderueshme të vlerave në disa pozicione të kontratës. Sipas tij, furnizimi me pllaka graniti është rritur nga 10 mijë në mbi 17 mijë euro, ndërsa montimi i knaufit nga 6 mijë në mbi 25 mijë euro.
Ai ka thënë se vetëm për tri pozicione të përmendura vlera e kontratës është rritur nga rreth 18 mijë në mbi 50 mijë euro, duke kërkuar nga Haxhiu sqarime publike dhe përgjigje para organeve të drejtësisë.
Deri në publikimin e këtij reagimi, nuk është bërë e ditur ndonjë përgjigje nga Haxhiu lidhur me këto pretendime.




