Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj kritikëve të LDK-së, duke thënë se partia i takon anëtarësisë dhe jo funksionarëve, ndërsa theksoi se nuk e shqetësojnë komentet e atyre që, sipas tij, dikur e lavdëronin e më pas shpallën fundin e saj.
Ai u shpreh se LDK ka kapacitet të përballet me sfidat politike përmes debatit të brendshëm dhe marrëveshjeve politike, duke shtuar se pa LDK-në nuk ka as zgjidhje e as zgjedhje për Kosovën.
Haziri theksoi se stabiliteti i vendit kalon përmes LDK-së dhe se rikthimi i saj do të vijë përmes një marrëveshjeje të madhe politike, pa cenuar demokracinë e brendshme të partisë.




