Profesori amerikan Daniel Serwer vlerëson se nisja e Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë është një zhvillim i rëndësishëm, i cili, sipas tij, i sjell përfitime politike presidentit serb Aleksandar Vuçiq para zgjedhjeve.
Sipas Serwerit, Uashingtoni synon ta afrojë Serbinë më shumë me Perëndimin dhe, për këtë arsye, është i gatshëm të mos i japë përparësi disa çështjeve që lidhen me qeverisjen e Vuçiqit dhe veprimet e Beogradit në rajon.
Ai theksoi se prioriteti kryesor i SHBA-së në Ballkan mbetet ruajtja e stabilitetit, pasi e konsideron Serbinë si një faktor me ndikim në sigurinë rajonale.
Ndërkaq, Serwer shtoi se Bashkimi Evropian është bërë më kritik ndaj Beogradit, ndërsa SHBA po ndjek një qasje më pragmatike për të siguruar bashkëpunimin e Serbisë./EO/




