Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se Kosova po izolohet si pasojë e politikave të Qeverisë Kurti, duke theksuar se vendi ka humbur Dialogun Strategjik me SHBA-në, ndërsa Serbia po e nis një të tillë.
Sipas tij, kjo do të ketë pasoja në siguri, ekonomi, investime dhe integrimin euroatlantik, ndërsa rikthimi i besimit me SHBA-në duhet të jetë prioritet kombëtar.




