Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se sulmet e fundit amerikane ndaj Iranit u kryen në nder të tre ushtarëve amerikanë të vrarë së fundmi, dy në Jordani dhe një në Irak.
Sipas CENTCOM-it, SHBA-ja vazhdoi për natën e nëntë radhazi sulmet ndaj objektivave ushtarake dhe rrjeteve të komunikimit në Iran, me synim dobësimin e kapaciteteve ushtarake të Teheranit.
Irani njoftoi se është kundërpërgjigjur me sulme në Siri dhe se ka vënë në shënjestër avionë amerikanë në Jordani. Ndërkohë, mediat iraniane raportuan për goditje në disa qytete dhe shpërthimin e dy cisternave të naftës në Ngushticën e Hormuzit.




