Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata caktimin e paraburgimit për personin me inicialet B.R., i dyshuar për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 18 korrik, kur i dyshuari dyshohet se e ka sulmuar me thikë personin me inicialet B.M., duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima aktualisht po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK.
I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe, me vendim të prokurorit, ndodhet në mbajtje. Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të.




