Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Kurti e ka falënderuar ambasadorin për angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës.
Ai ka theksuar se Turqia mbetet një partnere e rëndësishme për Kosovën në fushën e mbrojtjes, ekonomisë dhe tregtisë, ndërsa ambasadorit Angili i ka uruar suksese në angazhimet e ardhshme.




