Policia në Rajonin e Mitrovicës së Jugut ka intensifikuar kontrollet në trafikun rrugor gjatë fundjavës, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.
Gjatë këtyre kontrolleve janë evidentuar mbi 280 kundërvajtje për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit.
Në disa raste, për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm, policia ka sekuestruar një automjet, pesë skuterë dhe dy motoçikleta.
Policia ka bërë apel te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat, të pajisen me dokumentacionin përkatës dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë rrugore.




