Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar katër armë zjarri gjatë javës së fundit, në kuadër të aktiviteteve për parandalimin e incidenteve dhe rritjen e sigurisë publike.
Sipas njoftimit, në raste të ndara në Prizren dhe Suharekë janë konfiskuar tri pistoleta dhe një armë automatike AK-47. Dy prej rasteve kanë ardhur pas raportimeve për të shtëna me armë gjatë ahengjeve familjare.
Tre të dyshuar janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit, ndërsa ndaj tyre janë nisur procedura penale për posedim të paautorizuar të armës dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.




