Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur raportin javor për incidentet e regjistruara gjatë periudhës 13–19 korrik 2026.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar 13 raste të vjedhjeve, prej të cilave 11 në Ferizaj, një në Kaçanik dhe një në Shtime.
Policia ka njoftuar edhe për një rast të dhunës në familje të raportuar në Ferizaj.
Në kuadër të realizimit të urdhëresave të gjykatave, janë arrestuar 21 persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtje.
Policia ka bërë apel te qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë përmes kanaleve zyrtare të raportimit.




