Andy Burnham është emëruar zyrtarisht kryeministër i ri i Mbretërisë së Bashkuar, pasi Mbreti Charles III e ka mandatuar për formimin e qeverisë së re gjatë një takimi në Pallatin Buckingham.
Kalimi i pushtetit u bë përmes ceremonisë tradicionale mbretërore, pas largimit të Keir Starmerit nga posti i kryeministrit.
Në paraqitjet e para si kryeministër, ai premtoi stabilitet politik, përmirësim të ekonomisë dhe përballje me sfidat në shërbimet publike dhe standardin e jetesës.
Me këtë emërim, Burnham bëhet kryeministri i shtatë i Mbretërisë së Bashkuar brenda dhjetë viteve./Sinjali/




