Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me zhvillimet në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara, Kosovës dhe Serbisë, duke shprehur shqetësim për gjendjen e raporteve me Uashingtonin.
Rama ka thënë se derisa SHBA-ja ka nisur Dialogun Strategjik me Serbinë, marrëdhëniet me Kosovën janë në një fazë të vështirë, duke iu referuar pezullimit të këtij dialogu.
Sipas tij, Kosova duhet të japë përgjigje të qarta për gjendjen e krijuar dhe të punojë për rikthimin e besimit me aleatin kryesor strategjik.
Ai ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës që të sqarojë se si është arritur deri te kjo situatë në raportet me Shtetet e Bashkuara.




