Komisioni Evropian po vlerëson raportin e Kosovës për zbatimin e reformave në kuadër të Instrumentit për Reformë dhe Rritje, ndërsa vendimi për lirimin e fondeve do të merret pas përfundimit të këtij procesi.
Kosova rrezikon të humbasë mbi 40 milionë euro, pasi gjashtë reforma nuk u realizuan brenda afatit. Sipas autoriteteve, vonesat lidhen me ngërçin institucional dhe ciklin e zgjatur zgjedhor.
Nga 13 hapat e paraparë deri më 30 qershor, shtatë janë përmbushur, ndërsa gjashtë kanë mbetur të parealizuara. Ndërkohë, deri në fund të vitit 2026, Kosova duhet të zbatojë edhe 61 reforma të tjera për të siguruar fondet e mbetura nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian./EO/




