U shënuan 16 vjet nga opinioni këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), i cili konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Në një reagim, Albulena Haxhiu ka kujtuar datën 22 korrik 2010, kur GjND-ja publikoi opinionin e saj, duke hedhur poshtë pretendimet se Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit 2008 kishte shkelur normat ndërkombëtare.
Sipas saj, ky vendim kishte rëndësi të madhe juridike dhe diplomatike për Kosovën, duke forcuar pozitën e saj ndërkombëtare dhe duke ndikuar në procesin e njohjeve nga shtetet e ndryshme.
Opinioni i GjND-së vazhdon të konsiderohet një nga momentet më të rëndësishme në procesin e afirmimit të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.




