Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar projektin e Komunës së Kamenicës për punimin e tokave bujqësore, duke vënë në pikëpyetje përfitimin ekonomik të tij.
Sipas saj, llogaritjet tregojnë se të ardhurat nga kultivimi i grurit nuk mbulojnë kostot e angazhimit, ndërsa ka vlerësuar se do të ishte më e leverdishme që toka të jepej me qira përmes një procesi të rregullt.
Ymeri ka theksuar se projektet publike duhet të vlerësohen mbi bazën e përfitimit për shtetin dhe jo, sipas saj, për efekt propagandistik.




