Më datë 22.07.2025, Policia e Stacionit Policor në Ferizaj ka arrestuar një person të kërkuar për së paku dy raste të vjedhjes së rëndë, i cili gjendej në listën e personave në kërkim nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren.
Falë bashkëpunimit të zyrtarëve nga të dy stacionet, është arritur të lokalizohet dhe të arrestohet i dyshuari B.A., mashkull rreth 33 vjeç nga Ferizaj.
I njëjti, pas intervistimit në prani të avokatit, me aktvendim të prokurorit përgjegjës është ndaluar për 48 orë në ndalim policor.
Pas përfundimit të procedurave zyrtare, rasti do të dërgohet në prokurori për veprime të mëtejme nga organet e drejtësisë.




