Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) nis sot mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve për nismën legjislative që synon ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Aktiviteti do të mbahet në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, ku qytetarët do të kenë mundësi të nënshkruajnë peticionin në mbështetje të ndryshimeve të propozuara.
Sipas IKD-së, kjo nismë lidhet me nevojën për forcimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Hulumtuesi i lartë në IKD, Gzim Shala, ka thënë se iniciativa synon të njoftojë Kuvendin e Kosovës për nisjen e procedurave ligjore, bazuar në Kushtetutë dhe Ligjin për Nismat Legjislative.




