Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka shprehur mbështetjen e tij për nismën e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) për ndryshimin e Kodit Penal.
Gjini ka deklaruar se respektimi i Kushtetutës dhe përdorimi i drejtë i parasë publike duhet të jenë standarde të një demokracie funksionale, por sipas tij, abuzimet e viteve të fundit kanë krijuar nevojën për rregullim më të qartë ligjor.
Ai ka kritikuar ndarjen e mjeteve publike afër periudhave zgjedhore, duke e cilësuar si praktikë që dëmton barazinë e garës politike dhe kërkoi që keqpërdorimi i fondeve publike dhe mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të kenë përgjegjësi penale.
“Unë do ta nënshkruaj”, ka deklaruar Gjini, duke i dhënë mbështetje nismës së IKD-së.




