Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar intelektualin, avokatin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare, Shaban Manaj, në 26-vjetorin e vrasjes së tij.
Abdixhiku ka vlerësuar kontributin e Manajt në shërbim të Kosovës dhe angazhimin e tij për liri e shtetësi, duke theksuar rolin e tij në krah të presidentit historik Ibrahim Rugova.
Ai ka thënë se vepra e Shaban Manajt mbetet pjesë e historisë së Kosovës, ndërsa ka kërkuar zbardhjen e plotë të vrasjes së tij dhe vendosjen e drejtësisë ndaj autorëve.
“Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Shaban Manaj”, ka shkruar Abdixhiku.




