Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, ka pritur në takim përfaqësuesit e ekipit të dialogut Prishtinë–Beograd, Thomas Busch dhe Nina Suomalainen.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet në sistemin prokurorial të Kosovës, reformat në sektorin e drejtësisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në forcimin e sundimit të ligjit.
Gashi ka theksuar përkushtimin e KPK-së për ndërtimin e një sistemi prokurorial profesional, të pavarur dhe efikas, duke vënë në pah edhe rëndësinë e fuqizimit të kapaciteteve dhe përfaqësimit të barabartë të komuniteteve.
Sipas tij, këto mbeten ndër prioritetet kryesore të institucionit në përputhje me standardet ligjore dhe kushtetuese.




