Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka zhvilluar një takim pune me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.
Gjatë takimit, Ajeti e uroi Gashin për marrjen e detyrës, ndërsa të dy drejtuesit konfirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.




