Ministria e Bujqësisë ka zgjatur edhe për 10 ditë afatin për aplikim në Programin e Pagesave Direkte 2026.
Afati i ri zgjat deri më 31 korrik 2026, në orën 16:00, ndërsa aplikimet vazhdojnë të dorëzohen në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.
Ministria u bën thirrje fermerëve që ende nuk kanë aplikuar ta shfrytëzojnë afatin shtesë dhe të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm.




