Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani ka shprehur mbështetjen e tij për nismën e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) për kriminalizimin e përdorimit të buxhetit të shtetit gjatë periudhave zgjedhore.
Ai ka vlerësuar se kjo nismë është e qëlluar dhe duhet të përkrahet, me synim që të çojë në ndryshimet e nevojshme ligjore.
Ramadani ka theksuar se iniciativa për këtë çështje ka mbështetjen e tij.




