Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, është shtyrë aktiviteti për mbledhjen e nënshkrimeve në Prishtinë për nismën legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, aktiviteti do të mbahet të hënën, ndërsa organizatorët kanë falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe përkrahjen.




