Policia Rajonale e Ferizajt ka vazhduar aktivitetet e shtuara në terren me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve.
Gjatë 24 orëve të fundit, në rajonin e Ferizajt janë raportuar 6 aksidente trafiku, prej të cilave 4 me persona të lënduar, ku kanë pësuar lëndime 4 persona, si dhe 2 aksidente me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, njësitet policore kanë shqiptuar gjithsej 298 gjoba për kundërvajtje në trafik.
Policia u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të kenë kujdes gjatë ngasjes dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në rrugë.




