Qeveria e Spanjës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme me interes kombëtar në rajonin e Madridit dhe provincën e Avilës, për shkak të përhapjes së zjarreve të mëdha.
Vendimi u mor për të mundësuar mobilizimin më të shpejtë të kapaciteteve shtetërore dhe forcimin e operacioneve për shuarjen e flakëve. Në menaxhimin e situatës është përfshirë edhe njësia ushtarake për reagim ndaj emergjencave.
Zjarret kanë detyruar evakuimin e rreth 10 mijë personave, ndërsa vetëm në një zonë pranë Madridit mijëra banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre si masë sigurie.
Autoritetet kanë aktivizuar sistemet e alarmit dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet zyrtare për të shmangur rrezikun nga përhapja e mëtejshme e zjarreve./Sinjali/




