Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, në kuadër të vizitës së tij të lamtumirës.
Gjatë takimit, gjeneralmajor Ulutaş ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ambasadorit Angılı gjatë mandatit të tij, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme.
Vizita shënoi përfundimin e mandatit të ambasadorit turk në Kosovë dhe riafirmoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe misionit të KFOR-it.




