Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me veprimtaritë e personave apo grupeve që, sipas tij, përdorin metoda të intimidimit, urrejtjes, shantazhit dhe dëmtimit të reputacionit.
Tahiri ka thënë se është përgjegjësi e organeve të zbatimit të ligjit dhe institucioneve të sigurisë që të hetojnë dhe të vendosin drejtësi ndaj çdo individi, grupi apo entiteti të përfshirë në veprimtari të paligjshme.
Ai ka kërkuar që trajtimi institucional i këtyre rasteve të bëhet me urgjencë dhe seriozitet maksimal.




