Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale një denoncim ndaj profilit “Lule Gjeli”, duke kërkuar hetim të plotë për veprimtarinë e tij në rrjetet sociale.
Ajo tha se profile të tilla kanë nxitur gjuhë urrejtjeje, linçim publik dhe kanë cenuar sigurinë e figurave publike e të qytetarëve, duke kërkuar që institucionet e drejtësisë të trajtojnë me seriozitet raste të ngjashme.
Deliu-Kodra falënderoi Prokurorinë për gatishmërinë në trajtimin e rastit dhe theksoi se lufta kundër lajmeve të rreme dhe linçimit publik duhet të jetë prioritet. Ajo u shpreh e gatshme të bashkëpunojë me organet e drejtësisë deri në zbardhjen e plotë të rastit.




