Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, ku janë paraqitur të dhënat për aksidentet në trafik, arrestimet dhe masat e ndërmarra ndaj shoferëve.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet. Ndërkohë, janë shënuar 26 aksidente me persona të lënduar dhe 50 aksidente me dëme materiale.
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka arrestuar 24 persona, prej të cilëve 15 janë dërguar në mbajtje.
Në kuadër të kontrolleve në trafik, janë shqiptuar gjithsej 2 mijë e 75 gjoba për kundërvajtje.




