Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Gjatë takimit, Abdixhiku ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe nevojën për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës.
Ai ka theksuar qëndrimin e LDK-së për institucione funksionale, stabilitet politik dhe përgjegjësi shtetërore në shërbim të qytetarëve.
Abdixhiku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës, duke vlerësuar partneritetin mes dy vendeve dhe rolin e tij në proceset demokratike dhe integrimin evropian të vendit.




