Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka nënshkruar marrëveshje huaje prej 60 milionë eurosh me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për financimin e projektit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Mjetet do të përdoren për renovimin dhe zgjerimin e Qendrës së Studentëve në Prishtinë, si dhe për ndërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës sportive në institucione arsimore në vend.
Sipas njoftimit, nga ky projekt pritet të përfitojnë mbi 40 mijë studentë dhe nxënës, ndërsa marrëveshja hap mundësinë edhe për një grant shtesë prej 10 milionë eurosh nga WBIF.




