Një 27-vjeçar është arrestuar në Shtime, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim trupor”.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 27 korrikut, rreth orës 22:10, në rrugën “Imer Devetaku”. Pas marrjes së njoftimit për një rrahje, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar të dyshuarin, me inicialet M.A., në stacionin policor.
Personi i lënduar fillimisht është trajtuar në Qendrën Emergjente në Shtime, më pas është transferuar në Spitalin Rajonal të Ferizajt dhe, për shkak të lëndimeve, është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet nga Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor në Shtime.




