Dhurata Dora dhe Gjesti kanë prezantuar për herë të parë në skenë bashkëpunimin e tyre të ri muzikor, gjatë një performance në Mitrovicë.
Gjatë mbrëmjes, Dhurata i ka kushtuar fjalë vlerësimi kolegut të saj, duke i uruar suksese në karrierën muzikore.
Kënga e re me titull “Gasolina” është bërë prej kohësh objekt kurioziteti për publikun, sidomos pasi një pjesë e saj u shpërnda në rrjetet sociale dhe mori vëmendje të madhe.
Dy artistët kanë njoftuar se projekti i tyre do të publikohet zyrtarisht, pas një pritjeje të gjatë nga fansat.




