Një incident ka ndodhur pasditen e së martës në rrugën A në Prishtinë, ku një kran është rrëzuar gjatë punimeve në një objekt ndërtimi.
Sipas informacioneve të para, dy persona dyshohet se kanë pësuar lëndime si pasojë e incidentit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës dhe zyrtarët e Policisë së Kosovës, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar për numrin e të lënduarve apo shkakun e rrëzimit të kranit.




