Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 29 korrik, duke filluar nga ora 10:00.
Sipas vendimit të fundit, çmimet maksimale janë:
Nafta (dizel): 1.74 euro për litër
Benzina: 1.53 euro për litër
Gazi: 0.60 euro për litër
Këto çmime do të mbeten në fuqi deri në publikimin e vendimit të radhës nga MINT.
Ministria u bën thirrje qytetarëve që çdo rast të mosrespektimit të çmimeve të lejuara ta raportojnë përmes adresës elektronike [email protected]ose në numrin pa pagesë 0800 11000.




