Policia e Kosovës ka publikuar raportin e saj ditor për 24 orët e fundit, ku bëhet e ditur se janë regjistruar 83 aksidente trafiku në mbarë vendin.
Sipas të dhënave, nuk është shënuar asnjë aksident me pasoja fatale. Ndërkohë, 25 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 58 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar 2.693 gjoba trafiku për shkelje të rregullave të komunikacionit.
Po ashtu, në 24 orët e fundit janë arrestuar 25 persona, prej të cilëve 15 janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre janë dërguar në vuajtje të dënimit.




