Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se gjatë qershorit 2026 është shënuar rënie e numrit të ndërmarrjeve të regjistruara.
Sipas raportit, numri i bizneseve të reja ka rënë me 1.4 për qind krahasuar me majin 2026, ndërsa me 5.1 për qind në krahasim me qershorin e vitit të kaluar.
Sektorët me më së shumti regjistrime ishin tregtia me shumicë dhe pakicë, me 242 ndërmarrje, si dhe akomodimi dhe shërbimet ushqimore, me 124 ndërmarrje.
Pjesa më e madhe e bizneseve të regjistruara ishin mikro-ndërmarrje (0–9 të punësuar), me gjithsej 1,088, ndërsa u regjistruan vetëm katër ndërmarrje të vogla. Në kategorinë e ndërmarrjeve të mesme dhe të mëdha nuk u regjistrua asnjë biznes.




