Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së përfaqëson një proces demokratik brenda partisë dhe një mundësi për reflektim e konsolidim.
Hoti ka deklaruar se nga ky Kuvend LDK-ja do të dalë më e fuqishme, me synimin për t’u rikthyer si një nga forcat kryesore politike në vend.
Sipas tij, debati në Kuvend do të zhvillohet në frymë demokratike, me respekt dhe hapje ndaj të gjitha qëndrimeve.
“Kuvendi nuk është kundër askujt, por është thirrur për të diskutuar dhe vendosur për të ardhmen e LDK-së”, ka shkruar Hoti, duke shtuar se vendimet e këtij organi do të respektohen nga të gjithë.
Ai ka theksuar se synimi është që LDK-ja të dalë e bashkuar dhe e gatshme për sfidat e ardhshme politike.




