Gjykata Speciale në Hagë ka bërë të ditur se synon që deri më 14 shtator të përfundojë fazën e deklaratave përmbyllëse në rastin e dytë ku akuzohen Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Hajredin Kuçi, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu.
Sipas një dokumenti të publikuar në faqen zyrtare të gjykatës, deklaratat përmbyllëse të palëve janë planifikuar të mbahen më 10, 11 dhe 14 shtator.
Megjithatë, zhvillimi i këtij afati do të varet nga ecuria e dëshmisë së Bashkim Smakajt, e cila është paraparë të zhvillohet më 17, 18 dhe 19 gusht.
Gjykata do të përcaktojë hapat e mëtejmë në varësi të përfundimit të kësaj faze të procesit gjyqësor.




