Ushtarët e Kontingjentit Turk, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë dhuruar pajisje për këndin e lojërave në natyrë në Shkollën Fillore “Ulina” në Dragash.
Donacioni përfshin rrëshqitëse, lëkundëse, struktura të tjera për lojëra, si dhe tavolina e stola për ambientet e jashtme të shkollës.
Kjo nismë është realizuar në kuadër të aktiviteteve të bashkëpunimit civilo-ushtarak dhe synon të kontribuojë në përmirësimin e kushteve për nxënësit.
KFOR-i ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet dhe komunitetet lokale në mbështetje të edukimit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë.




