Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat kanë hyrë në fuqi sot nga ora 10:00.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.74 euro për litër, duke shënuar një rritje prej 1 centi krahasuar me ditën e djeshme.
Ndërkohë, benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1.51 euro për litër, ndërsa gazi do të kushtojë 0.60 euro për litër.




