Policia e Kosovës ka publikuar raportin e saj ditor për 24 orët e fundit, duke bërë të ditura të dhënat mbi aksidentet në trafik, gjobat dhe arrestimet.
Sipas raportit, nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet. Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 116 aksidente trafiku, prej të cilave 37 me persona të lënduar dhe 79 me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve në komunikacion, Policia ka shqiptuar gjithsej 2,763 gjoba trafiku.
Raporti po ashtu tregon se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 14 persona, 9 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 janë dërguar në vuajtje të dënimit.




