Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim themeluesen dhe drejtoreshën e Shoqatës “JETA/VITA”, Nafije Latifi, duke vlerësuar angazhimin e saj shumëvjeçar në mbështetje të grave të prekura nga kanceri i gjirit.
Haxhiu theksoi se Latifi ka shndërruar përvojën e saj personale në një mision human, duke kontribuar për më shumë se dy dekada në ndërgjegjësimin për zbulimin e hershëm të sëmundjes, kontrollet e rregullta dhe mbështetjen e grave që përballen me këtë diagnozë.
Gjatë takimit, ajo shprehu mirënjohje për punën e Shoqatës “JETA/VITA”, duke nënvizuar se iniciativa të tilla meritojnë mbështetje të vazhdueshme nga institucionet dhe shoqëria për rolin e tyre në mbrojtjen e shëndetit dhe shpëtimin e jetëve.




