Policia e Kosovës ka ndërhyrë pas raportimeve për të shtëna me armë gjatë një ahengu familjar në fshatin Drenoc të Rahovecit.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut, rreth orës 22:40, pasi policia u njoftua për të shtëna me armë zjarri në këtë lokalitet.
Gjatë veprimeve policore është bastisur shtëpia e një të dyshuari, ku është sekuestruar një pistoletë me gaz e tipit “BRUNI MOD 92”, kalibër 9 mm, një karikator me tre fishekë dhe shtatë gëzhoja, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë incidentit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar procedurë penale për veprat “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës”.
I dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.




