Një 76-vjeçar ka ndërruar jetë pas një rrëzimi të rëndë në Suharekë, ku kishte pësuar lëndime të rënda në kokë.
Sipas informacioneve të para, viktima Avdyl Kryeziu ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, pasi ishte lënduar, ndërsa më pas ishte transferuar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Nga hetimet fillestare dyshohet se 76-vjeçari ishte rrëzuar para objektit të Qendrës Ditore për të Moshuarit në Suharekë. Një dëshmitar ka deklaruar se viktima kishte qenë në gjendje të dehur dhe ishte rrëzuar menjëherë pasi kishte dalë nga objekti.
Policia dhe hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.




